Kontakte mes Chelseat dhe yllit të Bayern Munich

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 08:20 | Nga

Chelsea e ka kontaktuar mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal, në tentim për ta transferuar në “Stamford Bridge” gjatë këtij muaji, raporton Bild.

“Të kaltrit” janë lidhur me përfaqësuesin kilian tash e një kohë dhe kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm të derdhin shumë para për të arritur marrëveshjen.

Vidal ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2019, megjithatë skuadra gjermane joshet për ta shitur atë nëse ofrohen kushtet e duhura dhe lojtari dëshiron largimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme