Kontrata e Eriksenit alarmon Barçën dhe Realin

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Real Madridi janë duke monitoruar situatën e Christian Eriksenit për kontratën me Tottenham Hotspurin.

Danezi është në formë të mirë për klubin anglez, duke realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime në 25 ndeshje. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa kryetrajneri, Mauricio Pochettino pranoi se nuk ka lajme të reja për të ardhmen e Eriksenit.

Sipas Daily Mail, Tottenhami dëshiron vazhdimin e kontratës së tij, por Barça dhe Reali janë duke monitoruar situatën e tij për kontratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme