Kontrata e re e Neuerit i konfirmon lajmin fantastik Barcelonës

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Manuel Neuer vazhdoi kontratën me Bayern Munichun, ku pritet të qëndrojë deri në vitin 2023 në Allianz Arena.

Portieri gjerman ishte lidhur me një largim nga Bavarezët në këtë verë, mirëpo ai vendosi t’i qëndronte klubit besnik edhe për tri vite të tjera.

AS raporton se me kontratën e re të Neuerit, do të thotë se Bayern Munich nuk do të jetë i interesuar më në transferimin e Marc-Andre ter Stegen.

Kështu, portieri tjetër gjerman do të qëndrojë në Camp Nou dhe për të pritet shumë shpejtë të ketë rinovim të kontratës.

Ter Stegen është pjesë e rëndësishme e Barcelonës dhe këta të fundit nuk do të heqin dorë aq lehtë nga ai.

Për portierin thuhet se janë të interesuara edhe Juventusi, Chelsea e Arsenali.

Të ngjashme