Kontratë e re, por Lautaro nuk ka shënuar qe më shumë se një muaj

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, humbi një penallti në derbin e të dielës ndaj Milanit duke e zgjatur periudhën e mosshënimit për më shumë se një muaj.

Nerazzurrët njoftuan më 28 tetor se argjentinasi ka nënshkruar kontratë re, e cila do të mbajë në Giuseppe Meazza deri në vitin 2026.

Mirëpo, goli i fundit i 24-vjeçarit është shënuar më 2 tetor në fitoren prej 2-1 kundër Sassuolos.

Lautaro e nisi për mrekulli sezonin duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e para kampionale, por që atëherë nuk ka realizuar më.

Të ngjashme