Korab Desku – ndër të paktët në Kosovë, drejtor sportiv me licencë të UEFA-s e FIFA-s

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Është përplot elan dhe i gatshëm për çdo sfidë qoftë në rrafshin e Kosovës, qoftë mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.

Është fjala për djaloshin e ri, Korab Desku, i cili nuk ndalet së punuari për të krijuar kushte gjithnjë e më të mira për futbollistët e Dukagjinit të Klinës.

Desku është drejtor sportiv në KF Dukagjini, kampion i Kosovës në vitin 1993, finalist i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, por ka edhe një të veçantë apo diçka që e dallon nga homologët e tij.

Ai është ndër të paktët me titullin: Drejtor sportiv me licencë të UEFA-s e FIFA-s.
Desku është një aset i futbollit të Kosovës.

Ai është i diplomuar nga Federata e Futbollit Shqiptar për kualifikim profesional, e cila u nënshkrua nga Armand Duka – president i FSHF-së, Ilir Shulku – sekretar i përgjithshëm i FSHF-së dhe Giancarlo Camolese – drejtor teknik në UEFA.

Deskun, e presin shumë sfida, në radhë të parë është i përkushtuar me stafin e ekipit të tij, që Dukagjini të arrijë rezultate sa më të mira në Kampionatin e Kosovës, po ashtu edhe të organizojë turneun përkujtimor “Rama – Domi” në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, që do të mbahet me 21-22 nëntor dhe do të marrin pjesë klubet me renome, Prishtina, Liria, Vëllaznimi dhe Dukagjini.

Desku ka shumë detyra para vetes, por sipas tij, asnjëherë nuk do të ndalet në realizimin e misionit të tij, për një Dukagjin ashtu si i ka hije dhe me synime që një ditë të sigurojnë biletën edhe për në garat evropiane, për t’ia plotësuar ëndrrën tifozëve të zjarrtë të këtij kolektivi mirë të organizuar dhe të cilët janë shembull për shumë klube elite në Kosovë.

Të ngjashme