Koreja e Jugut shkon tutje, bashkë me Portugalinë

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut shkon tutje në fazën e elimineve direkte, bashkë me Portugalinë, pasi goldallimi i aziatikëve ishte më i mirë në krahasim me Uruguain.

Uruguai mposhti Ganën me rezultat 2-0, por duhej ta jepte edhe një gol, në mënyrë që të përfundonte e dyta në grup.

Gana, edhe pse u eliminua, mund ta ketë një arsye për t’u gëzuar, pasi mori me vete Uruguain, “armikun” e tyre që nga Botërori i vitit 2010, kur Suarez priti një gol të sigurt me dorë në çerekfinale, çka bëri që atëherë Gana të eliminohej dhe Uruguai të shkonte tutje.

Suarez u pa i përlotur, pasi u konfirmua eliminimi i tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme