Koscielny thotë se do të largohet nga Arsenali

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 14:20 | Nga

Mbrojtësi i Arsenal, Laurent Koscielny, ka thënë se tashmë ka hyrë në dy vitet e fundit të kontratës me klubin dhe se kur ajo të skadojë do të largohet.

Qendërmbrojtësi u bashkua me Topçinjtë nga Lorient, tetë vjet më parë, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

32 vjeçari do të nisë një epokë të re në Emirates Stadium nën menaxherin e ri, Unay Emery do të duhet të luftojë për ta fituar një vend në formacionin bazë.

“Jam në kontratë deri më 2020. Pastaj? Po mendoj largimin, por nuk e di ku”, ka thënë Koscielny.

“Nuk është relevante sidoqoftë! Jam në Angli bashkë me familjen. Pastaj pashmangshëm do të ketë shumë pikëpyetje”.

“Kryesorja është shëndeti. Kam mësuar relativizmin sepse ka shumë më shumë gjëra të rëndësishme në jetë”.

Francezi ka bërë 320 paraqitje për Arsenal që prej vitit 2010 dhe ka shënuar 24 gola në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme