Kosova 0:1 Greqia, mbyllet pjesa e parë

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sërish në fushën e blertë sonte në kampanjën e re të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisën mbarë këtë garë duke e fituar lojën me Qipron me rezultat 2:0, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C falë paraqitjes së shkëlqyeshme që e bënë në pjesën e dytë.

Tash, “Verdhekaltrit” synojnë ta regjistrojnë fitoren e dytë derisa e presin sonte Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.

Të dy ekipet kombëtare vijnë nga fitoret në duelet e para përkatëse, ndërsa një fitore sonte do ta shkëpuste ekipin fitues në krye të tabelës.

Përfundon pjesa e parë.

+2 minuta lojë shtesë.

42′ Zhegrova shkakton ndërhyrje të palejuar në Mantalosin.

36′ Greqia kalon në epërsi, shënon Tasos Bakasetas.

34′ Kourbelis shkakton faull në Rashicën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ 42% me 58% posedimi i topit në të mirë të Greqisë.

30′ Kalon gjysmë ore lojë. Rezultati ende i barabartë 0:0.

30′ Korner për Greqinë.

28′ Giakoumakis shkakton faull në Kastratin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Betim Fazliji tenton nga distanca, topi shkon jashtë portës.

27′ Bllokohet një tentim i Edon Zhegrovës.

26′ Giakoumakis nuk gjuan mirë me kokë, topi përfundon në duart e Muricit.

24′ Greqia fiton kornerin e parë.

22′ Vedat Muriqi ndodhet brenda zonës, por goditja e tij bllokohet.

21′ Giakoumakis shkakton faull në Rrahmanin.

20′ 44% me 56% posedimi i topit në të mirë të Greqisë.

17′ Masouras gjendet brenda zonës, por nuk ia del të godasë topin.

12′ Muriqi shkakton faull në Giakoumakisin.

10′ Zeneli shkakton faull në Kourbelisin.

10′ Dominim i Kosovës në dhjetë minutat e parë të ndeshjes.

9′ Minutat e 9-të, nderohet Fadil Vokrri.

5′ Giakoumakis shkakton faull në Amir Rrahmanin.

4′ Arbër Zeneli lëshon një rast të artë, nuk shënon nga afërsia. Kosova merr kornerin e radhës.

3′ Kosova e nis me intensitet të lartë, fitojnë edhe kornerin e parë.

“Dardanët” nisin këngën “Besa-Besë”.

Starton ndeshja.

Koha për intonimin e himneve të shteteve. Vërshellehet ai i Greqisë.

Numër shumë i vogël i tifozëve të Greqisë.

Kosova e Greqia bëjnë thirrje për paqe.

Shkallët e stadiumit kanë filluar që të mbushen. “Dardanët” po kujdesen për atmosferën.

Futbollistët e Kosovës dhe Greqisë në nxehmje.

Në hyrjet e stadiumit tashmë janë krijuar radhë të gjata, teksa po ka edhe kontrolle të rrepta sigurie.

Kombëtarja e Greqisë tashmë ka mbërritur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Formacionet zyrtare:

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Skocia për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.

John Beaton është gjyqtari kryesor, teksa ai do të asistohet nga Daniel McFarlane dhe Douglas Potter. Steven McLean është caktuar si gjyqtar i katërt. 

Kurse, dyshja holandeze, Joachem Kamphuis dhe Martin Perez, janë caktuar për në dhomën e VAR-it.

“Dardanët” kanë ushtruar këto ditë në Prishtinë dhe janë të gatshëm për sfidën me grekët, me të cilët janë përballur më së shpeshti pas pranimit në UEFA e FIFA.

Trajneri Alain Giresse nuk e ka fshehur synimin për t’i mbajtur në shtëpi të tria pikët sonte, ndërsa këtë ndeshje e ka konsideruar si mjaft të vështirë dhe një test të vërtetë.

“Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme, pasi të dyja ekipet kanë nga tre pikë. Do të përgatitemi maksimalisht. E kemi studiuar Greqinë se si kanë vuajtur ndaj Irlandës së Veriut. Ne do të tentojmë të paraqitemi në stilin dominues, njëjtë si ndaj Qipros”, ka thënë trajneri francez.

“Sot nuk do të zbulojmë se si do të paraqitemi nesër. Më rendësi është të vazhdojmë me fitore. Sipas nevojës do të bëjmë ndryshime në pozita të caktuara”, shtoi Giresse.

Të ngjashme