Kosova A e femrave arriti në Bruksel

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Ekspedita e Kosovës A të femrave arriti në Bruksel dhe pas akomodimit në hotelin ”Grand Palace Arenberg”, mbajti stërvitjen e parë, para ndeshjes kualifikuese kundër Belgjikës për Botërorin Australia dhe Zelandë e Re 2023.

Seanca stërvitore kryesisht u përqendrua në taktikat e lojës si dhe bashkëveprimet që do të duhej të kenë në ndeshjen që do të zhvillohet më 21 tetor.

Atmosfera në skuadër është e mirë, ndërsa vajzat po punojnë me përkushtim dhe zell. Stërvitja e radhës do të mbahet nesër më 20 tetor.

Të ngjashme