Kosova barazon në basketboll me AEK Larnacan

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 20:35 | Nga

Kosova ka barazuar 65:65 në miqësoren e zhvilluar në Qipro me ekipin AEK Larnaca.

Përfaqësuesja e Kosovës nisi mirë ndeshjen duke fituar periudhën e parë me rezultat 11:15, por që gjithçka u kthye në të mirë të vendasve në dy periudhat e ardhshme, të cilat përfunduan me rezultat 19:13 dhe 22:21. Në dhjetëminutëshin e fundit Kosova fitoi me rezultat 13:16 për rezultatin përfundimtar 65:65.

Lojtari më i dalluar te Kosova ishte Dardan Berisah me 19 pikë të shënuara. Drilon Hajrizi i shënoi 9 të tjera, ndërsa Fisnik Rugova 9. Doellman pati shtatë pikë e tre kërcime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme