Kosova beson në atë që s’ka ndodhur deri më tash – fitore

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 09:01 | Nga

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, e konsideron si kërkesë joreale për futbollistët e tij fitoren ndaj Ukrainës, por insiston se do të tentojnë ta bëjnë befasinë e paralajmëruar tash e një vit.

Bunjaki në konferencën e mbajtur të enjten ka insistuar se Kosova do të dalë në fushë ndaj Ukrainës për rezultat pozitiv, duke pasur parasysh se kjo do të jetë ndeshja e fundit eliminatore si vendase në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ndeshje luhet të premten (sot, 20:45) në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe i takon xhiros së nëntë – të parafundit – të Grupit I.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme