Kosova – Danimarka, kompanitë e basteve befasojnë me kuotat!

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kompanitë e njohura botërore të basteve i kanë vendosur kuotat për ndeshjen miqësore të së enjtes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë vitin 2019 me ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, e cila do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” e patën një vit fantastik në 2018-ën, të cilin e mbyllën pa asnjë humbje dhe me sukses të jashtëzakonshëm në Ligën e Kombeve.

Ndërkaq, tash nis një epokë e re për Verdhekaltrit.

Ata do ta nisin këtë muaj kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 me duelin ndaj Bullgarisë më 25 mars, po ashtu në Prishtinë.

Por, fillimisht do t’i matin forcat me një ekip të fuqishëm si Danimarka, raporton Gazeta Express.

Dhe, kompanitë e njohura botërore të basteve i kanë vendosur kuotat e kësaj ndeshjeje, njëjtë si të dueleve tjera që luhen këto ditë.

Kuota për një fitore eventuale të Kosovës është mjaft e lartë.

Sipas kompanisë së njohur “Bwin”, fitorja e “Dardanëve” kuotohet me 11.

Barazimi vlerësohet me kuotën 4,20, kurse fitorja e danezëve ka kuotë të vogël, 1.35.

Sidoqoftë, nga të dyja palët, kjo është vlerësuar si një ndeshje kontrolluese dhe si një test para sfidave të vërteta.

Kosova luan me Bullgarinë pas pak ditësh, kurse Danimarka do të ketë punë me Zvicrën e shqiptarëve me 26 mars. /Gazeta Express

Të ngjashme