Kosova debuton me fitore në “Fadil Vokrri”, mposht 2:0 Faroet

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 22:41 | Nga

Kosova ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen debutuese në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që iu dedikuan legjendës së futbollit kosovar.

“Dardanët” shënuan fitore prej 2 me 0 sonte ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve, dhe bëhet lider i grupit.

Në minutën e nëntë tifozët e Kosovës “Dardanët” në minutën e nëntë kanë shpalosur një baner me imazhin e Fadil Vokrrit, dhe me mbishkrimin “Heroi Ynë”, me ç’rast edhe u brohorit emri i Vokrrit.

E goli i parë gjithashtu iu dedikua Vokrrit. Ishte Arbër Zeneli që shënoi golin e parë të Kosovës në minutën e 50, dhe bashkë me futbollistët e tjerë festuan në nderim të ish-presidentit të FFK-së.

Kosova e dyfishoi epërsinë pas pesë minutave përmes Atdhe Nuhiut që shënoi nga një asistim i Rrahmanit.

Dy gola të Kosovës për 5 minuta

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë në 10 minutat e parë të pjesës së dytë.

Arbër Zeneli shënoi golin e parë në minutën 50 në ndeshjen historike për Kosovën. Vetëm 4 minuta më vonë, epërsinë e ka dyfishuar Nuhiu.

Kosova dominon, por pjesa e parë mbyllet pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fraksioni i parë i sfidës së vlefshme për Grupin 3 në ligën D të Ligës së Kombeve, u mbyll pa gola.

Skuadra jonë e pati dominimin dhe iniciativën në 45 minutat e para, mirëpo mungoi konkretizimi.

Të zgjedhurit e Bernard Challandes bënë një lojë sulmuese duke e mbajtur kundërshtarin të mbyllur në pjesëlojën e vet.

Krahas posedimit të mirë të topit, përfaqësuesja nikoqire pati edhe disa raste të mira shënimi.

Theksojmë se tifozët e Kosovës e kanë nderuar edhe një herë legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e Prishtinës që mban pikërisht emrin e futbollistit legjendar dhe presidentit ikonik të Federatës së futbollit të Kosovës, tifozët kishin përgatitur një koreografi të veçantë.

Në tribuna është ngritur numri 9, i bartur nga Vokrri, si edhe fotografia e tij me mbishkrimin “Our Hero” (Heroi ynë).

Të ngjashme