Kosova deklasohet nga Estonia në basketboll

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 19:20 | Nga

(E plotësuar) Kosova ka pësuar humbje të thellë nga Estonia me rezultat 76:50 në para kualifikimet për Botërorin Kina 2019 në basketboll.

Kosova ka pësuar humbjen e parë në para kualifikimet për Botërorin Kina 2019 në basketboll, duke u mposhtur në udhëtim nga Estonia me rezultat 76:50.

Kosova edhe pse e nisi shumë mirë takimin duke shkuar deri në 0:7, vendësit çerekun e parë e mbyllën me dy pikë epërsi 17:15, por deri në fund të pjesës së parë e thelluan epërsinë në 11 pikë 40:29.

Kur u prit që në çerekun e tretë dhe të katërt Kosova të kthehej në lojë, ndodhi e kundërta, pasi Estonia thelloi edhe më shumë diferencës, duke mbyllur takimin me 26 pikë dallim 76:50.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Estonia mbetet në vendin e parë në Grupin C me katër pikë, Kosova është në vendin e dytë me tre pikë, ndërsa Maqedonia mbetet në vendin e fundit me dy pikë.

Kosova po humb thellë nga Estonia

Image may contain: basketball court and screen

Estonia është duke mposhtur Kosovën pas pjesës së parë me rezultat 40:29, në para kualifikimet për Botërorin Kina 2019 në basketboll.

Kosova është duke pasur shumë vështirësi ndaj Estonisë në para kualifikimet për Botërorin Kina 2019, ku pas 20 minutave është duke humbur me 11 pikë dallim 40:29.

Kosova e nisi shumë mirë takimin duke shkuar deri në 0:7, por më pas pati rënie dhe Estonia e shfrytëzoi këtë.

Vendësit çerekun e parë e mbyllën me dy pikë epërsi 17:15, por deri në fund të pjesës së parë e thelluan epërsinë në 11 pikë 40:29.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme