Kosova dhe Shqipëria nuk ndryshojnë pozita në ranglistën e re të FIFA-s

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 12:24 | Nga

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndryshuar pozitat në ranglistën e re të publikuar nga FIFA.

Kosova mbetet në pozitën e 165-të derisa Shqipëria mbetet e 49-ta.

Ndryshime nuk ka as në pozitat e para të kësaj rangliste. Në pozitën e parë mbetet Argjentina, ndërsa pas saj është Brazili.

Pozita e tretë i takon Gjermanisë e ndjekur nga Kili. Top pesëshen e mbyll Belgjika.

Të ngjashme