Kosova do i zhvillojë dy miqësore në fillim të qershorit

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor, njofton FFK-ja.

Kosova do të përballet me San Marinon dhe Kazakistanin, ndeshje këto që do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Miqësoren e parë, Kosova do ta luajë kundër San Marinos, më 1 qershor ndërsa tri ditë më vonë, do të përballet edhe me Kazakistanin. Të dy ndeshjet, do të zhvillohen prej orës 18:00

 “Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor. Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të ngjashme