Kosova dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Kosova në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut.

Dardanet do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë.

Pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë nga klubet vendore.

Fazlija ka mbetur në krye të Kosovës, kur shumë trajnerë janë ndryshuar nga FFK.

Të ngjashme