Kosova e 25-ta në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Katër ditë pa u mbyllur garat në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Kosova ndodhet në vendin e 25-të për nga numri i medaljeve.

Nga pjesëmarrësit në këto gara 25 shtete janë prapa Kosovës, kurse 14 vende nuk kanë fituar ende medalje.

Para pak ditësh xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, kanë marrë tre medalje.

Majlinda e fitoi “Medaljen e artë”, Nora e fitoi “Medaljen e argjentë” si dhe Loriana Kuka e fitoi “Medaljen e bronztë”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Në ndërkohë në kryeqytetin e Bjellorusisë ka arritur edhe ekipi i Karatesë nga Kosova, ku pritët të kenë gara.

Kështu Kosova ka mundësi të shtoi numrin e medaljeve të fituara.

Të ngjashme