Kosova e fiton ndeshjen e parë në turneun Neymar Jr Five

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Kosovës e ka regjistruar fitoren e parë në turneun ndërkombëtar të futbollit Neymar Jr Five.

Dardanët fituan me rezultat bindës 5 me 0 ndaj Azerbajxhanit duke përfunduar ndeshjen para kohës 10 minutëshe sa zgjashin këto ndeshje me nga 5 lojëtarë në secilën anë.

Gazetari Jon Ajeti, që gjendet në Doha të Katarit, raporton se ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj ekipit të Kenias teksa grupet i përfundon me përballjen me Shqipërinë. Në fazën eliminatore kalojnë dy ekipet e para në tabelë.

Kosova është në mesin e 34 shteteve që me 64 ekipe djemësh e vajzash garojnë në turneun ndërkombëtar të futbollit të vogël “Neymar Jr Five”. Kosova garon vetëm me djemtë.

Të ngjashme