Kosova e mbyll me humbje ciklin kualifikues, mposhtet nga Anglia në ‘Fadil Vokrri’

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka përmbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Europian.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar sonte në kuadër të ciklit kualifikues, Kosova pësoi humbje 0-4 nga Anglia.

Ashtu si gjatë këtyre ditëve, edhe në këtë ndeshje anglezët u mikpritën nga ‘Dardanët’, por në fund fitorja u takoi ‘Tre Luanëve’.

Harry Winks, Harry Kane, Marcus Rashford dhe Mason Mount shënuan golat e fitores për anglezët.

Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e parë e Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme