Kosova e publikon listën të dielën, pritet të jenë Zeneli dhe Nurkovic

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 14:29 | Nga

Kosova do të publikojë listën e lojtarëve kundër Kroacisë të dielën me 2 tetor.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka njoftuar se këtë të diel do të publikojë listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Kroacisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 6 tetor në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018.

“Lista e lojtarëve do të publikohet të dielën me 2 tetor në konferencën për shtyp”, tha Bunjaki për Express.

Ai po ashtu tha se në këtë listë nuk pritet të ketë ndonjë befasi.

“Nuk mendoj që tani më duhet të presim emra të rinj, por ekipi duhet të koordinohet dhe t’i jepet kohë që të zhvillohet sa më mirë”.

Për këtë ndeshje përzgjedhësi Albert Bunjaki pritet të llogarit edhe në dy lojtarët të rinj, bëhet fjalë për portierin Adis Nurkoic dhe yllin e Hereenvenit, Arbër Zeneli.

“Arbër Zeneli dhe Adis Nurkovic pritet që gjatë kësaj jave të marrin lejen e FIFA’s dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Kroacisë”, tha menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme