Kosova e publikon listën zyrtare për ndeshjet e marsit, Halimi ftohet për herë të parë

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën me futbollistët që i ka ftuar për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në fund të këtij muaji.

Portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi, është ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje në mars, duke nisur me miqësoren kundër Lituanisë më 24 në Prishtina.

Fushatën e dytë kualifikuese në historinë e vet për Kupën e Botës Katari 2022, Kombëtarja dardane do ta nisë më 28 mars kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, para se të udhëtojë drejt Sevillës për t’u përballur me Spanjën tri ditë më vonë.

Në listën e Challandes nuk ka ndonjë mungesë të theksuar, por as ndonjë prurje të re të shumëpritur.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se i ftuar për herë të parë ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kombëtares.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme