Kosova e zë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në karate e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë të dielën në Poreç të Kroacisë.

Kosova e ka zënë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë në Kroaci, raporton Gazeta Express.

Karateistët kosovarë e mposhtën Malin e Zi, por humbën nga Turqia, para se ta mundnin Bullgarinë në luftën për medalje e bronztë.

Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale. Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.

Të ngjashme