Kosova, fuqi për ekipet “e dorës së dytë”

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:19 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës të martën mbrëma arriti fitoren e gjashtë, që kur e mori lejen nga FIFA për ndeshje miqësore. Mposhti Përfaqësuesen e Burkina Fasos me rezultatin 2:0. Pesë ditë më parë fitore shënoi edhe ndaj Madagaskarit 1:0.

Për më tepër, kjo ishte ndeshja e tretë rresht e fituar, seri që nuk kishte ngjarë më herët, shkruan sot Koha Ditore.

Me përfaqësuese të nivelit më të dobët apo edhe të nivelit të saj, ajo po dëshmohet si fuqi.

Ka shënuar fitore edhe ndaj Letonisë (4:3), Ishujve Faroe (2:0), Guinesë Ekuatoriale (2:0) dhe Omanit (1:0). Humbje nuk ka pësuar as kundër Haitit (0:0), në ndeshjen e parë të saj pas lejes së marrë katër vjet më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme