Kosova humb në Greqi, ndeshje e tensionuar

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje, të dielën në mbrëmje, në Volos, në duel me Greqinë, në ndeshjen vendimtare të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve, me rezultat 2:0. Ndeshja ishte e tensionuar në tribuna, pasi të inflirtuar në mesin e tifozëve kishte edhe serb, të cilët shfaqën banderola provokuese ndaj futbollistëve dhe tifozëve të Kosovës.

Grekët e dominuan ndeshjen që nga fillimi, por reparti defanzivë i ekipit tonë e menaxhoi mirë lojën, duke mos lejuar të pësohet gol, teksa në disa raste ishte Aro Muriq, që evitoi golin.

Tensionet u rritën edhe më shumë pas pjesës së parë, kur tifozët vendas u përleshën me tifozët dardanë, teksa vazhdimisht hedhnin mjete ndezëse në drejtim të tyre.

Po ashtu, gjatë gjithë kohës tifozët grek përdorën edhe laser për t’i penguar futbollistët tanë. Golin e epërsisë grekët e shënuan në minutën e 71-të, kur Giorgos Giakoumakis realizoi me gjuajtje me kokë. Pas këtij, goli Kosova u vërsul me të gjitha forcat në kërkim të golit, por nuk arriti të krijojë shumë raste, pasi mbrojtja greke ishte në nivel.

Ndërkaq, në minutën e 9-të shtesë kur portieri Aro Muriq kishte braktisur portën në tentim për t’i ndimuar shokët në aksionin e fundit, në një kundërsulm të shpejt të grekëve, Emir Sahiti nuk arriti ta largojë topin, duke ia mundësuar Mantalos që të realizoi në portën e boshatisur.

Kosova në shtator do t’i luajë dy ndeshjet e fundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut si mysafire dhe kundër Qipros në “Fadil Vokrri”, por tashmë gjasat për ta fituar grupin janë shuar, pasi Greqia e ka siguruar vendin e parë dhe promovimin në Ligën B, si dhe kualifikimin në “play-off” për Euro 2024.

Të ngjashme