Kosova humbet nga Suedia me rezultat 1:0

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka humbur me rezultat 1-0 kundër Suedisë. Kosova ishte shumë më e mirë se Suedia në këtë ndeshje por që rastet ideale që pati nuk arriti që ti shndërroi në gol.

Në fund, ndeshjen e vulosi goli i Simon Hedlund në minutën e 75-të

Kosova e ka nisur me humbje vitin 2020, pasi që është mposhtur nga Suedia me rezultat minimal 1-0.

Edhe pse djelmoshat e përzgjedhur të Bernard Challandes ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes ata nuk arritën që të gjejnë rrjetën e golit.

Mundësia e parë e mirë për Kosovën ishte në minutën e 27-të për Flamur Kastratin i cili goditi me kokë shumë afër portierit të Suedisë, e ku e mbrojti portieri suedez.

Dy minuta më vonë Aliti ishte në një pozitë të mirë për të shënuar por edhe ai dështoi për ta bërë këtë nga dy tri metra.

Gjatë pjesës së parë pati edhe një gol të anuluar të Suedisë pasi që ishte shënuar nga pozita jashtëloje.

Pjesa e parë përfundon me rezultat të barabartë, kurse në pjesën e dytë prapë Kosova ishin të parët që patën rastin ideal për të shënuar.

Arbër Hoxha u gjend ballë për ballë portierit suedez por goditja e tij u devijua nga një mbrojtës.

Kur nuk shënon, pëson!

Kështu në minutën e 75-të, Kosova bën një gabim në mbrojtje të cilin e shfrytëzon Sudia dhe shënon Simon Hedlun.

Dy minita më vonë Topalli ishte afër për ta barazuar rezultatin por goditja e tij përfundoi jashtë.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës me një Kombëtare më 2020 para ndeshjes me Maqedoninë, megjithatë mund të konsiderohet pozitive pasi që aty luajtën shumë lojtarë të IPKO SuperLigës së Kosovës. /GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme