Kosova i mbyll kualifikimet për Euro 2020, “humbje dinjitoze” ndaj Gjermanisë

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 00:42 | Nga Ekonomia Online

paraqitje të denjë ndaj Gjermanisë mbyllim kualifikimet
Me paraqitje të denjë ndaj Gjermanisë mbyllim kualifikimetKombëtarja e Kosovës në hendboll i ka mbyllur me humbje kualifikimet për “Euro 2020”.

Kosova të dielen luajti në Nyrnberg ndaj Gjermanisë, ndërsa humbi me rezultat 28:17. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 16:5, ndërsa në të dytën rezultati ishte i barabartë, 12:12. Humbja me 11 gola dallim megjithatë nuk vlerësohet shumë e lartë, kur merret për bazë cilësia që ka Gjermania.

Gjermania ka fituar bindshëm të gjitha ndeshjet kualifikuese dhe ishte e vetmja që ka bërë këtë. Gjermanët këtë vit kanë luajtur në gjysmëfinale të kampionatit botëror, kanë fituar titullin e Evropës në vitin 2016 dhe medalje të bronztë olimpike atë vit.

Gjermania është superfuqi botërore e hendbollit, por ndaj saj Kosova ka dëshmuar se po shkon duke u rritur. Në Prishtinë në tetor të vitit të kaluar, Gjermania kishte fituar me rezultat 30:14. Të dielen kombëtarja jonë shënoi më shumë gola e poashtu pranoi më pak.

Gjërat nuk funksionuan në pjesën e parë, as në mbrojtje e as në sulm. Portieri gjerman priti shumë gjuajtje të lojtarëve tanë. Në të dytën, kombëtarja jonë luajti shumë më mirë. Deniz Terziqi ishte i pandalshëm në sulm, ndërsa mbrojtja nisi të funksionoi. Haris Berisha ndali shumë gjuajtje të lojtarëve gjermanë. Kështu u përmirësua shumë përshtypja pas pjesës së parë.

Me ndeshjen ndaj Gjermanisë i erdhi fundi fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Për Kosovën ky është një cikël historik dhe mund të vlerësohet edhe i suksesshëm. E kemi shënuar fitoren e parë në kualifikime, ndaj Izraelit (27:24), e poashtu të mërkurën e ndalëm në barazim Poloninë (23:23), në një ndeshje që e kemi dominuar dhe ku pa fitore mbetëm në sekondën e fundit.

Tani Kosova po merret me seriozitet nga të gjitha kombëtaret evropiane, ndërsa përjashto kombëtaret elitare, për të tjerat është rival i fuqishëm. Hapa tjerë para priten në ciklin e ardhshëm eliminator.

Ndeshja me Gjermaninë është luajtur në Nyrnberg në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive, para 7187 shikuesve. Përkrahje nga qindra tifozë kishin edhe djelmoshat tanë. Shumë flamuj të Kosovës dhe flamuj kombëtar janë shfaqur në palesër. Një falenderim për bashkëatdhetarët që gjithnjë na qëndrojnë pranë.

Të dielen u luajt edhe ndeshja Polonia – Izraeli, ndërsa fitore shënoi Polonia me rezultat 26:23. Kështu Polonia u rendit e dyta dhe shkon në Evropian. Izraeli nuk ka mundur të kualifikohet nga pozita e tretë.

Gjermania – Kosova 28:17 (16:5)

Kosova: Terziqi 8, Quni 3, Hoxha 2, Kabashi 2, Gashi 1, Jupa 1, Agushi, Berisha, Dedaj, Fetahu, Gjuka, Prekazi, Shabani, Dril. Tahirukaj, Dre. Tahirukaj

Të ngjashme