Kosova ia bën 11 me 2 San Marinos në Futsall

????????????????????????????????????
Prishtinë | 23 Jan 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë U-19, e ka mposhtuar bindshëm San Marinon.

Djemtë tanë e organizuan lojën si në mbrojtje kështjellë ashtu dhe në sulm të furishëm e efikas, duke i zbatuar kështu detyrat e përzgjedhësit Suad Keçi në përpikëri.

Serinë e golave e hapi kapiteni Rinor Dragusha qysh në minutën 6-të të ndeshjes, madje për dy minuta Dragusha shënoi dy herë.

Në vazhdim erdhi në shprehje cilësia e lartë e Drilon Maxharrajt me shokë të tjerë, ku rrjetën e San Marinos e tundi hiq më pak se 5 herë.

Ndërkaq që në listën e shënuesve u regjistruan edhe Blendi Bërbatovci, Albion Mataj e Armend Aliu. Përderisa, futbollistët e San Marinos shënuan dy gola edhe atë përmes Simone Badellit në minutën e 12-të dhe 23 –të ndeshjes.

Ndeshja ishte korrekte dhe në suaza të “fair-play”-t. Kosova nesër do të ballafaqohet me ekipi Kombëtar të Suedisë, e cila u mposht nga Qiproja me rezultat 1:6. Ndeshja zhvillohet prej orës 16.00, njofton Federata e Futbollit të Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Të ngjashme