Kosova ka ligën më të dobët dhe më të veçantë në Evropë

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 09:16 | Nga

Kampionati i Kosovës është ndër më të dobëtit në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, zyrtarisht është më i dobëti bazuar në koeficientin e UEFA-s, por kjo është pasojë e pranimit të vonshëm në këtë organizatë dhe vlerësohet se mund të lërë prapa për nga cilësia ndonjë kampionat si të Gjibraltarit apo të San Marinos.

Përtej kësaj ane të errët, kampionati i Kosovës ka diçka që e bën të veçantë në gjithë Evropën dhe është për mburrje.

Është rivaliteti i skuadrave për titull. Nga 12 skuadrat e Superligës, tetë të parat mund të mendojnë për titull, diçka e pazakontë në 54 kampionatet e tjera të Evropës. Diferenca e pikëve mes vendit të parë dhe atij të tetë është gjashtë pikë – thjesht dy fitore.

Kosova ka ligën më të dobët dhe më të veçantë në Evropë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme