Kosova ka rezultatet më të mira në gjithë Ligën D

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 09:57 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës dështoi në ciklin kualifikues për kampionatin botëror që u mbajt verën e këtij viti në Rusi, shkruan sot Koha Ditore.

E mbylli me pikën e vetme të fituar në nismë të eliminatoreve dhe më pas regjistroi nëntë humbje rresht. Por pas ciklit dëshpërues, Kosova nuk njeh humbjen dhe është në formën më të mirë në mesin e 16 skuadrave të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Pas ciklit të parë të saj kualifikues, Kosova ka luajtur gjashtë ndeshje dhe pesë i ka fituar e në një ka barazuar. Ka katër fitore në ndeshje miqësore dhe një fitore e një barazim në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve – Grupi 3.

Në Grupin 3 është lider me katër pikë. Dhe, nëse vazhdon me këtë formë të mirë dhe del kampione e Ligës D, atëherë Kosova do të kualifikohet në kampionatin evropian që do të mbahet në vitin 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme