Kosova kalon Maqedoninë në renditjen e re të FIFA-s (Tabelë)

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 12:57 | Nga

Kosova është ngritur për një pozitë në renditjen tabelore të FIFA-s, ndërsa kombëtarja shqiptare ka humbur katër vende.

Kosova ka dalë mbi Maqedoninë, ndërsa pas e ka lënë edhe Kuvajtin, duke u renditur vendin e 164 në saje të 135 pikëve.

Në anën tjetër, Shqipëria gjendet në vendin e 55 dhe ka 618 pikë.

Vlen të theksohet se në top pesë vendet e para nuk ka ndryshime, ku Argjentina kryeson duke lënë pas Brazilin, Gjermaninë, Kilin dhe Belgjikën. (Kliko KËTU për tabelën komplete)

Kosova do të luajë gjatë këtij muaji me Islandën ndërsa kombëtarja shqiptare do të ballafaqohet me Italinë në kuadër të botërorit të vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme