Kosova kërkon fat në short dhe të shmangë rënien në Divizionin B

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 10:00 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll këtë fundjavë do të mësojë grupin dhe ekipet kundërshtare për parakualifikimet e kampionatit botëror “Kina 2019”.

Më 10 dhjetor (e shtunë) në Pragë të Çekisë do të hidhet shorti për parakualifikime, në të cilat do të marrin pjesë skuadrat nga Evropa që nuk arritën të kualifikoheshin në “Eurobasket 2017”, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës që për herë të parë u paraqit në kualifikimet e “Eurobasket 2017” përfundoi e fundit në Grupin E, me gjashtë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme