Kosova kërkon ta vazhdojë ecurinë e shkëlqyer ndaj Ishujve Faroe

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

“Dardanët” kërkojnë ta vazhdojnë ecurinë e shkëlqyer ndaj Ishujve Faroe, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë humbje.

Kombëtarja e Kosovës e kërkon fitoren e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku mban vendin e parë me 7 pikë në Ligën D të Grupit 3.

Prej orës 18:00 në stadiumin “Torsvollur” do të zhvillohet ndeshja Ishujt Faroe – Kosova, ku me rast fitoreje të kosovarëve, atëherë do të ngritën në kuotën e 10 pikëve, dhe do ta sigurojnë edhe më shumë vendin e parë në grup.

Në ndeshjen e parë, Kosova fitoi me rezultatin 2-0 ndaj ishulloreve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes dje në konferencë ka thënë se skuadra e tij do të tentojë fitore.

“Ky grup është i hapur tani dhe cdo gjë është e mundur dhe gjëja me e rëndësishme për mua është se kemi nevoje për tri pike dhe për performancë te mire këtu”.

Pas kësaj ndeshje, Kosova do t’i ketë edhe dy të tjera te kthimit, kundër Maltës më 17 nëntor dhe më 20 nëntor kundër Azerbajxhanit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme