Kosova kundër Suedisë në Prishtinë mund të jetë pa tre yjet që luajnë në Francë

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Ligue 1 dhe Ligue 2 të Francës nuk do të lirojnë lojtarët e huaj për të luajtur me përfaqësueset e tyre për ndeshjet që janë jashtë shteteve të Bashkimit Evropian për shkak të rregullave strikte të karantinës për COVID-19.

Rregulli do ta prekë edhe përfaqësuesen e Kosovës, pasi tre lojtarë kryesorë, Valon Berisha, Arbër Zeneli e Bersant Celina, luajnë në Ligue 1 të Francës. Derisa Berisha e Zeneli janë të Reimsi, Celina është te Dijoni.

Kosova fillimisht më 24 mars luan miqësore me Lituaninë, më pastaj ndeshjen e parë kualifikuese e luan në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë, më 31 mars është mysafire e Spanjës.

Karantina dyjavore nisë pas ndeshjeve të fundjavës kur përfaqësueset nacionale evropiane pritet të nisin kampanjën kualifikuese për Botëror. Shumica e përfaqësueseve kanë tri ndeshje.

FIFA ka thënë muajin e kaluar se klubet nuk pritet të lirojnë lojtarët nëse ka “periudhë të detyrueshme të karantinës apo vetëizolimit së paku pesë ditë pas ardhjes” në një shtet ku klubi është i vendosur apo shteti është paraparë të luajë.

Klubet pritet të mos lirojnë lojtarët nëse ka kufizime të udhëtimeve mes dy shteteve apo nëse leje të veçanta nuk janë liruar nga lojtarët nga autoritetet lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme