Kosova lëshon shumë raste, humb 0:2 nga Spanja

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës është mundur nga Spanja, me rezultat 0-2, në ‘Fadil Vokrri’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

‘Dardanët’ bën një paraqitje mjaft të mirë përballë një skuadre të madh siç është Spanja.

Futbollistët tanë të përkrahur fuqishëm ‘Dardanët’, gjatë terë shfaqen formë mjaft të mirë, duke krijuar disa raste tejet të mira për gol, por fati sportiv nuk ishte në anën e skuadrës sonë.

Kombëtarja jonë pjesëlojën e parë krijoj dy raste mjaft të mira përmes Rashicës dhe Rashanit, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të Spanjës prej 0-1, me golin e Fornals (32’).

Në fraksionin e dytë, ‘Dardanët’ shfaqen lojë edhe më të mirë, derisa rrezikuan përmes Loshaj, Rashicës, Muriqit dhe Rashanit, por assesi topi nuk preki rrjetën spanjolle.

Ndërkohë, në finish të kësaj sfidë interesante, Ferand Torres (88’), dyfishoi epërsinë e Spanjës në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.

Pas kësaj ndeshje, Spanja kryeson tabelën në Grupin B me 13 pikë të tubuara, kurse, Kosova renditet e katërta me katër pikë.

Të ngjashme