Kosova llogarit në përkrahjen e tifozëve dhe në fitore të re ndaj Maqedonisë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 09:11 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i kishte nisur me fitore parakualifikimet për botërorin e vitit të ardhshëm. Kosova, më 2 gusht të vitit të kaluar në Prishtinë, kishte fituar ndaj Maqedonisë me shifrat 72:68, shkruan sot Koha Ditore.

Në nismë të një cikli tjetër, Kosova sërish përballë e ka përfaqësuesen e vendit fqinj, Maqedonisë. Dhe ndaj saj synohet fitore e re. Për fitore ndaj Maqedonisë, përzgjedhësi Damir Mulaomeroviq dhe kapiteni Dardan Berisha presin që Kosova të ketë përkrahjen e shikuesve.

Të enjten nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë takohen Kosova e Maqedonia. Është kjo ndeshja e parë e grupit B të raundit të dytë të parakualifikimeve për Evropianin e vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme