Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Çekinë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Sot Kombëtarja e Kosovës në futboll do të mbajë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para se të udhëtojë për në Ceki.

Kjo stërvitje do të nisë nga ora 18:00 dhe si rëndom do të jetë e hapur në 15 minutat e para.

Para kësaj trajneri Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media lidhur me takimin.

Kosova do të përballet me Çekinë më 14 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Të ngjashme