Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Moldavinë

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes të së mërkurës kundër Moldavisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Ekonomia Online.

Kosova, synon fitore në këtë takim, pavarësisht mungesave të mëdha, për t’i dhënë fund kështu serisë prej 10 ndeshjeve pa fitore.

Aktualisht Kosova në është e treta në renditje në grup me vetëm 2 pikë të grumbulluara nga pesë ndeshje.

Ndërsa, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Bernard Challandes do t’i mungojë përfaqësueses edhe për ndeshjen e së mërkurës ndaj Moldavisë në Ligën e Kombeve, pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, të kryer sot.

Ekipin edhe në këtë ndeshje do ta drejtojë Muharrem Sahiti.

Sipas FFK-së, gjendja e Challandesit është shumë e mirë. Ai s’ka simptoma.

Të ngjashme