Kosova mbetet pa medalje në “Gyor”, humb edhe Shpat Zeka

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 16:37 | Nga

Kosova ka dështuar të arrijë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Shpresa e fundit për të marrë medalje në këtë garë ishte xhudisti Shpat Zeka, i cili ishte afër që të kualifikohej në luftën për medaljen e bronztë, transmeton Koha.net.

Por, një gjë të tillë ia mohoi rumni Eduard Serban, i cili e mposhti me Ippon, Zekën.

“Xhudisti ynë, Shpat Zeka, nuk arriti të kalojë tutje, duke pësuar nga rumuni, Eduard Serban, në repesazh, në kategorinë deri në 90 kilogram. Ai u mund me ippon. Shpati ishte garuesi i fundit i xhudos, në garat që po zhvillohen në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), Gyor 2017”, thotë KOK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme