Kosova mbyll serinë e 15 ndeshjeve pa humbje, por jep 3 gola midis Anglisë

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka humbur sfidën e parë pas 16 ndeshjesh.

Anglia fitoi me rezultatin 5-3, ndaj Dardanëve.

Valon Berisha në sekondën 35-të, shënoi për epërsinë fillestare të Kosovës.

Më pas pësuan golat e Anglisë me Sterling, Kane, Sancho dy sosh si dhe një autogol i Vojvodës.

Ndërsa në pjesën e dytë Kosova arriti të shënoi edhe dy golat përfundimtar të takimit.

Valon Berisha shënoi përsëri pas asistimit të Vedat Muriqit.

E Muriqi vendosi rezultatin final të takimit nga penalltia të cilën e fitoi vetë.

Kështu me këtë humbje Kosova mbetet në kuotën e 8 pikëve, kurse Anglia tashmë ka 12 pikë.

Të ngjashme