Prishtinë | 27 Pri 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online
Komitetit Olimpik të Kosovës i janë konfirmuar dy norma kualifikuese për sportin e mundjes, për pjesëmarrje në lojërat e dyta europiane “Minsk 2019”, të cilat mbahen prej 21 deri më 30 qershor të këtij viti në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Kosovarët janë kualifikuar në kategoritë deri në 57 kilogramë dhe deri në 125 kilogramë.
“Fitimi i normave për Federatën e Mundjes së Kosovës vjen pas paraqitjeve të mundësve Drilon Syla (-57 kg) dhe Egzon Shala (-125 kg), në kampionatin evropian, të mbajtur në fillim të këtij muaji në Bukuresht të Rumanisë”.
“Evropiani ishte kualifikues edhe për Lojërat Evropiane Minsk 2019. Shala kishte shënuar një fitore, ndërsa Sylës i kishte mjaftuar humbja me rezultat të ngushtë në raundin e parë, e cila ia ka mundësuar fitimin e normës kualifikuese për në Minsk 2019. Pikërisht Syla e Shala do të përfaqësojnë mundjen e Kosovës në Minsk”.
“Me dy normat e mundjes, numri i sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019 shkon në 11. Pesë norma janë nga xhudoja, kurse nga një ftesë është për boksin, karatenë, pingpongun dhe shigjetarin”.
Lista e deritashme e sportistëve të Kosovës të konfirmuar për në Minsk 2019: