Kosova me dy sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore, KOK-u pret rezultate të mira

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 10:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para nisjes se sportistëve Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu për në Lojërat Olimpike Dimërore, Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar synimet që i kanë në këto gara, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka thënë se Kosova për herë të parë do të përfaqësohet nga dy sportistë në këtë garë, teksa tha se pret rezultate të mira.

“Përkundër infrastrukturës jo të mirë në Kosovë, ne do të kemi dy sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore”, tha Krasniqi.

Ai ka thënë se nga 200 shtete, vetëm 90 shtete pritet të marrin pjesë në këto këtë olimpiadë dimërore.

“Na gëzon fakti që Kosova është në mesin e 90-të shteteve që pritet të marrin pjesë”, tha ai.

Kryetari i Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendi ka thënë se kjo është një arritje shume e madhe për federatën dhe vendin.

“Synimi jonë është të futemi në top 30-të e botës, ky do të ishte suksesi për ne”, tha Kelmendi.

Trajneri Agim Pupovci është shprehur se është punuar shumë për të arritur ky sukses derisa skiatori Albin Tahiri është shprehur se është shumë krenar që do të përfaqësojë Kosovën në këto lojëra.

“Sa herë kam garuar për Kosovën ka qene një ndjenë shumë e mirë. Kur unë të garojë shpresojë që do të jap më të mirën” është shprehur Albin Tahiri.

Albin Tahiri përkundër që është i lindur dhe rritur në Slloveni ai ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën.

Të ngjashme