Kosova me medalje në Europianin U23, Gjakova kalon në finale

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Akil Gjakova ka siguruar një tjetër medalje evropiane në sirtarin e tij.

Xhudisti u kualifikua në finalen e evropianit U-23, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Në gjysmëfinale me një ippon mposhti rumunin, Marcel Cercea. Në finale do të përballet me Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.

Raundin e parë, Akili e kaloi pa luftë, në të dytën mundi serbin, Filip Jovanoviq. Në raundin e tretë mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme