Kosova me një tifoz special për ndeshjen me Anglinë

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Forma e shkëlqyeshme që po kalon Kombëtarja e Kosovës ka rritur entuziazmin edhe për ndeshjen ndaj një skuadre të madhe siç është Anglia.

Rreth 1600 tifozë kosovarë kanë mbërritur në Southampton për ta parë nga afër ndeshjen e sontme, e cila fillon nga ora 20:45.

Përveç ‘Dardanëve’, në tribuna do të ketë edhe shumë fytyra publike, raporton lajmi.net.

Njëri ndër ta është edhe mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili do ta ndjek nga stadiumi ndeshjen e sotme të Kosovës.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Xhaka shihet me një tifoz kosovar, i cili e ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë foto me një nga lojtarët më të mirë në Angli. 

Të ngjashme