Kosova me risi ndaj Burkina Fasos e Zvicrës, zbulohet emri i futbollistit që u ftua për herë

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse pritet të sjell freski në ekipin kombëtar për ndeshjet e marsit.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy miqësore, me Burkina Fason më 24 mars dhe me Zvicrën më 29 të këtij muaji.

Dhe, në mesin e fytyrave të reja që janë ftuar nga trajneri francez tek Verdhekaltrit do të jetë Emir Sahiti, njofton portali kroat slobodnadalmacija, përcjell “Gazeta Express”.

23 vjeçari në fakt do të jetë pjesë e Kombëtares për herë të parë.

Ai iu bashkua “Dardanëve” në fund të vitit që shoi duke hequr dorë nga Kombëtarja shqiptare, ku kishte luajtur për ekipet U-19 e U021.

Mesfushori i Hajdukut pritet të grumbullohet me Kosovën më 21 mars.

Sahiti është lindur në Zemun, por si fëmijë kishte shkuar me familjen në Kosovë.

Ai i ka realizuar gjashtë gola dhe e ka bërë një asistim me Hajdukun, ndërsa këtë sezon i ka zhvilluar 34 ndeshje deri tash. 

Të ngjashme