Kosova merr një pikë në Baku, nuk kënaq me lojë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 19:58 | Nga

Kosova ka luajtur baraz 0-0 me Azerbajxhanin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kosova ka fituar një pikë shumë të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit në Baku edhe pse nuk tregoi ndonjë lojë të mirë, shkruan GazetaMetro.

Në Baku u zhvillua një ndeshje me shumë pak raste nga të dyja skuadrat.

Pjesën e parë e dominoi Kosova ku në minutat e fundit kishte dy raste me anë të Celinës dhe Muriqit.

Në pjesën e dytë më mirë luajtën vendasit që nëse do të kishin pak fat në fund të ndeshjes mund të shënonin gol.

Kosova pas tri ditësh do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombëve, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe.

Të ngjashme