Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ping-Pongut në Turqi

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 22:43 | Nga

Delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për Turqi për të marrë pjesë në kampionatin Ballkanik për grupmoshat U21.

Kampionati i 44-të Ballkanik në Ping-Pong për Seniorë U21 do të mbahet nga 01 deri më 05 gusht 2018, në “Mimar Sinan Sport Hall” të Edirne të Turqisë.

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:

Lojtarë: Alma Mehmeti, Edona Shabani, Shega Hashani, Fatih Karabaxhaku, Donat Sinani dhe Kreshnik Mahmuti
Trajnerë: Yll Bislimi dhe Yll Maloku
Refer: Eroll Karabaxhaku
Delegat: Nehat Çitaku

Kampionati Ballkanik do të organizohet në të gjitha disiplinat, në garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe në çifte te përziera, ndërsa pjesëmarrëse janë 11 shtete.

Të ngjashme