Kosova mes pesë shteteve përfituese nga Federata botërore e karlingut

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kosova është njëra prej pesë shteteve që do të përfitojë nga Federata Botërore e Karlingut, përcjell sajti “Insidethegames” të dielën.

Kjo federatë ka vendosur t’i ndihmojë shtetet që nuk kanë traditë në sportin e karlingut dhe iu mungon infrastruktura, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova, së bashku me Brazilin, Guajanën, Nigerinë dhe Meksikën do të përfitojë shtrojë speciale, të përshtatshme për aplikimin e karlingut në çdo vend, përfshirë edhe në plazh, siç po ndodh në Meksikë. Federata botërore e karlingut dëshiron që ky sport të përhapet dhe të ketë garues të mjaftueshëm në këto shtete. Pos dyshemeve, për këto shtete do të dhurohen edhe fshesa dhe gurë nga partneri zyrtar i federatës ndërkombëtare “Rock Solid Productions” që ndihmon në zhvillimin e këtij sporti.

Karlingu është sport që luhet në akull, duke shtyrë gurët që rrëshqasin. Me dyshemetë speciale që po dhurohen, atëherë zëvendësohet akulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme