Kosova mëson kundërshtarët, Fetahu beson në kualifikim

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me hedhjen e shortit për FIBA Kupën e Botës 2019, Kosova do të jetë në Grupin B së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun, raporton EkonomiaOnline.

Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, pra, Kosova do të luajë gjashtë ndeshje në grup.

Kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se pavarësisht 3 mungesave Kosova është e gatshme për këtë rrugëtim.

“Këto ndeshje do të zhvillohen në shkurt dhe nëntor të vitit të ardhshëm dhe shpresoj që ne të jemi të gatshëm për to. Për momentin ajo që duhet thënë është që kemi 3 lojtarë prej përbërjes kryesore të cilët janë të lënduar dhe shpresojë se ata do të kthehen në ndërkohë dhe sipas supozimeve edhe planet  të rikuperimit të tyre që e kemi marr do të doja të mendoja që të jemi të plotë për dy ndeshjet e para të shkurtit , por gjithashtu për një ekip si Kosova e cila ka një fond të limituar është shumë me rëndësi që të jemi të plotë dhe të kemi sa më pak mungesa dhe shpresoj në qoftë se do të jemi të plotë në këto ndeshje unë besoj se do të kemi suksese”, tha ai.

Sipas tij Kosova është një ekip më i mirë se Luksemburgu, ndërsa sa i përket ndeshjes me Islandën ai thotë se nuk janë përball asnjëherë dhe se nuk e di epilogun e mundshëm.

 “Shpresoj se do të kemi rezultate pozitive , nëse jemi te plotë pres të kualifikohemi të dalim një nga dy vendet të cilat na nxjerrin nga ky grup. Ajo që duhet thënë është qe me Islandën nuk kemi pas përvojë paraprake dhe nuk jemi përball me të më parë , ndërsa me Sllovakinë kemi luajt dy vite të ndryshme loje miqësore dhe nuk kemi zhvillu asnjë ndeshje zyrtare , por kemi pas gjithmonë sukses të mirë sepse kemi luajt gjithmonë atje dhe kemi pas dy fitore dy humbje, ndërsa me Luksemburgun përkundër asaj befasie që na bënë Luksemburgut. Unë mendoj që jemi ekip më i mirë se ata dhe shpresoj që do të kemi rezultat pozitiv”, tha ai.

Fetahu prêt mbështetje të madhe të medieve dhe sipas tij Federata duhet të qëndrojë sa më afër medieve dhe të jenë më proaktiv në plasimin e informatave.

“Shpresoj që të kemi mbështetjen e medieve dhe deri tash mbështetja e medieve nuk ka munguar për federatën e basketbollit , ajo që ne duhet të bëjmë si federatë është që të jemi sa më pranë tyre dhe të jemi më proaktiv në plasimin e informatave dhe në të njëjtën kohë natyrisht medieve ti ofrojmë kushtet më optimale për punën e juaj”, tha ai.

Ndeshjet do të zhvillohen gjatë periudhës 17-25 shkurt 2020, 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

Dy Kombëtaret e para të grupit do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Të ngjashme