Kosova mposht edhe Qipron në futsal, afër kualifikimit historik

Nikozia | 31 Jan 2017 | 20:07 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës në futsal e ka mposhtur me rezultat 3-1 Qipron, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2018. Kosova me këtë fitore është afër kualifikimit në raundin tjetër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Përfaqësuesja e Kosovës në futsal mposhti 3-1 Qipron në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2018 që mbahet vitin e ardhshëm në Slloveni.

Golat për Kosovën i shënuan Nexhip Selimi, Fadil Goli dhe Malush Qerimi. Golin e vetëm për Qipron e shënoi Kouloumbris.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në këto kualifikuese, pas fitores së mbrëmshme ndaj Norvegjisë me rezultat 5-1.

Me këtë fitore Kosova grumbulloi 6 pikë dhe mban vendin e parë në Grupin E kualifikues, me tre pikë më shumë se Qipro dhe Danimarka që mbajnë pozitat 2 dhe 3.

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon të enjtën ndaj Danimarkës, me fillim nga ora 15:00.

Kosovës i duhet një barazim apo edhe një humbje me rezultat më të ngushtë se tre gola, për tu kualifikuar në fazën tjetër të kualifikueseve për evropianin e vitit të ardhshëm në Slloveni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme